Në raportin e agjencisë Moody`s theksohet se kushtet e tilla si shqetësimet shëndetësore, kufizimet e mundshme për udhëtime dhe shpenzimet më të ulta për shkak të gjendjes më të dobët ekonomike do të kufizojnë kërkesën e pasagjerëve.
Sipas agjencisë globale të vlerësimit “Moddy’s”, rimëkëmbja e plotë e sektorit të linjave ajrore, që është prekur thellësisht nga masat kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), nuk do të mund të ndodhë para vitit 2023 dhe ky sektor do të përballet me ndryshime rrënjësore strukturore.
Në raportin e agjencisë Moody’s theksohet se kushtet e tilla si shqetësimet shëndetësore, kufizimet e mundshme për udhëtime dhe shpenzimet më të ulta për shkak të gjendjes më të dobët ekonomike do të kufizojnë kërkesën e pasagjerëve.
Agjencia tha se kërkesa e pasagjerëve nivelin e vitit 2019 mund të arrijë në vitin 2023.
Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar një goditje të fortë ndaj udhëtimeve ajrore në një nivel global.
“Linjat ajrore më të fuqishme dhe të mbështetura nga shteti që nga muaji mars kanë përmirësuar ndjeshëm likuiditetin. Linjat ajrore të vlerësuara kanë likuiditet të mjaftueshëm për të mbijetuar mesatarisht për rreth 450 ditë në nivele të ulta të aktivitetit. Për linjat ajrore më të dobëta, kjo mund të jetë e pamjaftueshme nëse argumentimet vazhdojnë deri në vitin 2021”, theksoi Moody’s.
Agjencia po ashtu paralajmëroi aeroportet, ofruesit e karburantit reaktiv, qiradhënësit e avionëve, agjencitë e udhëtimit, furnitorët dhe kompanitë e shërbimeve ajrore për efektet e thella.
“Ndërkohë, emetimet e dioksidit të karbonit do të reduktohen me rreth 750 milionë-900 milionë ton gjatë vitit 2020-2021”, shtoi Moody’s.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, koronavirusi ka vrarë mbi 391 mijë njerëz në mbarë botën, me mbi 6.6 milionë të infektuar dhe rreth 2.8 milionë të shëruar.