Në pikë kalimin kufitar Jarinje tash dy ditë vazhdojnë kolonat kilometrike të kamionëve me targa të Serbisë.
Siç njofton RadioKim në gjuhën serbe, atyre nuk po u lejohet hyrja në territorin e Kosovës pa dokumente me shenja “Republika e Kosovës”, transmeton Koha.net.
Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka urdhëruar Inspeksionin e Tregut që të largojë të gjitha mallrat që nuk janë në përputhje me Kushtetutën (e Kosovës) dhe me ligjet kosovare.
Theksohet se urdhëresa është marrë me qëllim të zbatimit “të masave të reciprocitetit” ndaj Serbisë.