Komisioni për Buxhet voton pro kandidatëve të BQK-së në konflikt interesi me guvernatorin

Me tri vota kundër dhe 7 për, Komisioni për Buxhet dhe Financa ka proceduar për seancë, listën e plotë të kandidatëve për plotësimin e një antari joekzekutiv të bordit të BQK-së, e cila ka ardhur nga vet paneli vlerësues i BQK-së.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati tha se Qeveria i ka rekomanduar Kuvendit që të mos i marr parasysh dy kandidatura për Bord të BQK-së pasi janë punonjës të BQK-së e që përzgjedhja e tyre është në kundërshtim me ligjin.

Reklama e sponzorizuar

E anëtarja e këtij Komisioni, Mimoza Kusari Lila tha se e drejta për t’u zgjedh nuk duhet t’i mohohet askujt por e drejta për të zgjedh atë që të mbikëqyr, e që në këtë rast është pjesëmarrja e guverantorit në përzgjedhjen e antarit të bordit normal që duhet të shikohet se si të zgjidhet.

Gazmend Abrashi tha se nuk do që të ketë paragjykime në aftësitë e kandidatëve ku kërkoi që lista e plotë t’i dërgohet Kuvendit.

Ndërkohë, Murati tha se këtu ideja është pikërisht te mosdiskriminimi siç e kemi interpretimin e zyrës ligjore sepse vet fakti që ka konflikt interesi është dikriminim pasi këtu janë përzgjedhur ish këshilltar të antarëve të panelit.

“Guvernatori përzgjedhet prej Kuvendit dhe Bordi ekzekutiv e ka për detyrë ta mbikqyrë institucionin, por nëse përfundojmë me një Bord joekzekutiv të zgjedhur me konflikt, siç e thotë edhe raporti i FMN-s,ë cënohet rëndë pavarësia e Bordit.” /Buletini Ekonomik/