Komuna e Deçanit punësoi 72 persona pa përfillur asnjë procedurë

Parregullsi të mëdha ka gjetur Auditori i Përgjithshëm në Komunën e Deçanit te pjesa e rekrutimit të stafit, përcjell Buletini Ekonomik.

Gjatë vitit 2019, kjo komunë  kishte angazhuar 80 punonjës me kontrara të përkohshme, por Auditori gjeti se 72 prej tyre u punësuan pa u përfillu asnjë procedurë.

“Për 72 punonjës komuna nuk ka zhvilluar ndonjë procedurë formale (të thjeshtëzuar) të rekrutimit. Procesi i angazhimit të personave me marrëveshje të veçanta nuk është menaxhuar nga njësia e burimeve njerëzore por nga zyra e kryetarit të komunës dhe mungonin kërkesat nga njësitë kërkuese për nevojat e departamenteve për staf shtesë, prandaj konsiderojmë se nuk është bërë një vlerësim i drejt i nevojave për angazhimin e tyre”, thuhet nraportin e Auditorit për këtë komunë.

Reklama e sponzorizuar

Angazhimi i personave nuk është bërë për shërbime të veçanta apo detyra specifike në kuptim të ligjit por për pozita të rregullta të punës. Kjo sipas Auditorit ka ndodhur për shkak të numrit të kufizuar të stafit të aprovuar me buxhet dhe mosrespektimin e kërkesave ligjore.

Ndërkaq, sipas Ligjit, emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë muaj do të bëhen në bazë të kontratave të quajtura “Marrëveshje për shërbime të veçanta” të cilat i nënshtrohen Ligjit për Detyrimet dhe për të cilat zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit”. Angazhimet e tilla lejohen të bëhen vetëm për punë specifike dhe në kushte të veçanta e të paparashikuara.