Komuna që ka shënuar më së shumti viktima nga koronavirusi në Kosovë

Komuna e cila është e para për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë është Prizreni, e cila deri tani ka shënuar pesë viktima.

Pas Prizrenit, e dyta është Komuna e Rahovecit dhe e Leposaviqit, të cilat deri sot kanë shënuar nga 4 viktima nga koronavirusi.

Kosova ka disa ditë që po shënon rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Reklama e sponzorizuar

Personat që kanë vdekur nga koronavirusi kryesisht janë të moshës së vjetër, ndërsa pacienti i fundit që ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë është një 71-vjeçar nga Komuna e Vushtrrisë.

Derisa rastet e para me koronavirus u shënuan më 13 mars, vdekja e parë në Kosovë u shënua vetëm 9 ditë pas, më 22 mars. Personi që vdiq ishte një 82-vjeçar nga Duminca e Pejës.