Konjufca bën thirrje të nënshkruhet peticioni për zgjedhje

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë thirrje te qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje, nisur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, shkruan Konjufca në Facebook.

Peticioni nga Lëvizja Vetëvendosje, nisur online, deri tash ka marrë 54.204 nënshkrime. Por, ky peticion tashmë ka nisur edhe nëpër disa pika në kryeqytet ku qytetarët po japin nënshkrimin e tyre fizikisht.

Reklama e sponzorizuar