Kurti nënshkruan peticionin: Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar peticionin e iniciuar nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet të cilit po kërkohen zgjedhje.

Kurti tha se zgjedhjet janë qëllimi i tyre politik.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, ka shkruar Kurti në Facebook.