Kush i nënshtrohet vetizolimit e kush jo pasi hyn në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, duke u bazuar në një vendim të marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka sqaruar ve personat që hyjnë përmes kufijve për në Kosovë, dhe kanë kryer testin për koronavirus e që është jo më i vjetër se 4 ditë, nuk janë të obliguar të vetizilohen.

Ndërkaq, theksohet se kur ata që hyjnë në Kosovë nuk kanë bërë test, nënshkruajnë deklaratë me çka hyjnë në vetizolim për një javë.

Sqarimi:

Reklama e sponzorizuar

1. Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;

2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;

3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

“Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (???? ??̈????? ??? ????????̈ ??????, ?? ??? ??̈???? ??̈ ????? ??̈ ??????????). Kjo bëhet në mënyrë që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.

Sipas QKMF-së, bazuar në vendime të marra nga qeveria, përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Kosovë për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen në vendet e tyre të njëjtën ditë.

“Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS. Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër #RKS, përjashtohen nga këto rregulla’, thuhet në njoftim.