Kush mund të jenë të akuzuarit “e tjerë” të Gjykatës Speciale?

21 vjet pas luftës që e fituan si clirimtarë, po akuzohen për krime.

Edhe atë jo çfarëdo.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ish kryekuvendari, Kadri Veseli, sipas prokurorisë së Gjykatës Speciale, u përfshinë në rreth 100 vrasje, por edhe në zhdukje të detyruar të personave, përndjekje e tortura.

Reklama e sponzorizuar

E bashkë me ta akuzohen edhe 8 persona, por emrat e tyre nuk u publikuan, njofton Klan Kosova.

Këta të fundit me shumë gjasë pritet të jenë personat që në Hagë shkuan në cilësinë e të dyshuarve.

Nga mbi 200 persona që Prokurori i Specializuar i intervistoi që nga janari i 2019-ës, nuk dihet numri i saktë i atyre që dyshohen. Madje në fillim të procesit, kjo gjë i ngatërronte ish luftëtarët e UÇK-së.

E nga ata që me siguri shkuan si të dyshuar janë ish komandanti i UCK-së Sylejman Selimi, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku, Rexhep Selimi, e Nazif Mehmeti që shërbente si shef i policisë ushtarake në Zonën Operative të Llapit.