Kuvendi miraton propozim-vendimin për ndryshim dhe tejkalim të përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit

Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar propozim-vendimi i qeverisë për ndryshim dhe tejkalim të përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit dhe kufizimit të balancit bankar të përkohshëm i cili u është shpërndarë deputetëve më 8 qershor.

Ky vendim ka kaluar me 59 vota për, 41 kundër dhe 1 abstenim, raporton KOHA.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për tejkalimi të përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit nga 2 për qind në 6.5 për qind dhe ulja e bilancit bankar në 3 për qind. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga ata të PDK-së, me arsyetimin se Qeveria nuk ka treguar në mënyrë të detajuar se ku do t’i shpenzojë ato mjete që po i kërkon. Por, deputetët e LDK-së, AAK-së dhe Nismës kanë përkrahur një kërkesë të tillë, pasi kanë thënë se kjo do të lejojë që qytetarëve që kanë pësuar nga pandemia tu ndihmohet përmes Pakos Emergjente Fiskale dhe asaj për Rimëkëmbje ekonomike.

Reklama e sponzorizuar

Me dakordim të Grupeve Parlamentare, Kuvendi ka shkuar në pauzë për 1 orëshe.

Seancën, me udhëzim të kryeparlamentares Vjosa Osmani do ta udhëheqë nënkryetarja Arbërie Nagavci.