Është publikuar manuali për mbrojtje nga përhapja e pandemisë së coronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook thotë se manuali i përgatitur është një dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i rrezikut.
Manuali i përgatitur është një dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i rrezikut.
Në manual tregohen në mënyrë të hollësishme masat parandaluese që duhet të ndërmerren për parandalimin e coronavirusit.
Zemaj thotë se në këtë dokument do të shtohen edhe udhëzues të tjerë specifik dhe do të përditësohet, plotësohet apo ndryshohet bazuar në të dhëna më të reja shkencore.
Ministri Zemaj thotë se zbatimi i masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimeve të të IKSHPK-së beson se do t’iu mundësojë që të kontrollojnë shpërthimin e Covid-19 dhe në këtë aspekt shton se të gjitha pjesët e shoqërisë – përfshirë bizneset dhe punëdhënësit – duhet të luajnë rolet e tyre nëse duam të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje.
Manuali parasheh kufizime të veçanta për lokalet ku thotë se numri i lejuar i klientëve është 1 në 8 m2.
Manualin e plotë mund ta gjeni KËTU