I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se mezi pret të punojë me kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin, në kuadër të dialogut.
Në një postim në Twitter, Lajçaku ka bërë të ditur se ka biseduar me Hotin përmes telefonit, në ditën kur ai u bë kryeministër i ri i Kosovës.
“Urova Avdullah Hotin për përzgjedhjen e tij si kryeministër të Kosovës në një bisedë telefonike sot. Mezi pres të punoj ngushtë me të në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe drejt perspektivës evropiane për popullin e Kosovës”, ka shkruar Lajçaku.
Lajçaku ka kohë që ka kërkuar nga ish-Qeveria Kurti heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë për të rinisur dialogun mes dy vendeve. Kryeministri i ri, Avdullah Hoti, ka premtuar se do ta bëjë me të marrë pozitën e re.