Nga 13 marsi, kur edhe u konfirmuan rastet e para pozitive në Kosovë, janë testuar 21 mijë e 831 persona.
Prej tyre, 2 mijë e 216 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Nga kjo shifër e përgjithshme 1 mijë e 69 persona janë shëruar, kurse 38 të tjerë kanë ndërruar jetë.
Raste aktive me koronavirus në vend janë edhe 1 mijë e 110 raste.
Komuna me më së shumti raste pozitive mbetet Prishtina, me gjithsej 410 raste të regjistruara deri më sot.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë dhe 47 raste të reja me koronavirus dhe 22 të shëruar.
Mbrëmë kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Njëri prej tyre është një 74 vjeçar nga Komuna e Gjilanit që kishte qenë i infektuar me koronavirus, ndërsa viktima tjetër e cila po pritet të testohet nëse ishte e infektuar është një 71 vjeçar nga Komuna e Prishtinës.