Më shumë se 8 090 290 raste infektimi dhe 438 250 të vdekur janë regjistruar në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.
Ndër këto raste, të paktën 3 698 500 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 851 vdekje të reja dhe 114 921 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 671, Brazili me 627 dhe Meksika me 439.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 221 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 377 të shëruar. 40 raste infektimi u regjistruan midis të hënës dhe të martës.
Në numër rastesh, SHBA-ja është vendi më i prekur, me 2 124 155 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 116 567 vdekje dhe 576 334 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Brazili me mbi 43 959 vdekje për 888 271 raste, Britania e Madhe me 41 969 vdekje për 298 136 raste Italia me 34 405 vdekje për 237 500 raste dhe Franca me 29 547 të vdekur për 194 217 raste.
Europa – 2 435 017 raste (188 834 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 2 223 581 raste (124 826 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 1 700 029 raste (81 328 viktima).
Azia – 887 731 raste (24 105 viktima).
Lindja e Mesme – 581 117 raste (12 234 viktima).
Afrika – 254 085 raste (6 792 viktima).
Oqeania – 8 739 raste (131 viktima).