Ministria në detyrë e Ekonomisë e ka emëruar të hënën Agim Millakun, si ushtrues detyre të kryeinspektorit të punës në Kosovë, duke mohuar shkarkimin e Valon Lecit.
Burime brenda MEPTINIS thonë se nuk e kanë shkarkuar u.d e kryeinspektorit, Valon Leci, por se atij i ka skaduar koha e përcaktuar si ushtrues detyre.
Gjatë ditës është raportuar se Leci u shkarkua nga kjo pozitë, për shkak se javën e kaluar nxorri disa vendime në favor të kryeshefave të shkarkuar të ndërmarrjeve publike. Konkretisht bëhet fjalë për kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefi, drejtorin e KEK-ut, Nijazi Thaçin dhe kryeshefin e Postës Shefqet Avdiaj.