MSH-ja kërkon 200 profesionistë shëndetësorë për menaxhimin e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësorë në funksion të manaxhimit të pandemisë COVID-19.

Në këtë konkurs janë kërkuar 100 mjekë specialistë ose mjekë të përgjithshëm, 62 infermierë, 20 inspektorë sanitarë, 4 specialistë të mikrobiologjisë, 8 laborantë dhe për 6 pozita është kërkuar staf teknik ose mbështetës.

Afati i kontratave për të gjitha këto pozita është 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë.

Reklama e sponzorizuar