Naftëtarë kërkojnë uljen e çmimit të kalibrit nga 26 në 10 euro

Nafta
Fotografi ilustruese

Shoqata e naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi që të anulohen udhëzimet administrative për naftëtarët, pasi ato sipas tyre janë diskriminuese.

Kryetari i shoqatës Fadil Berjani thotë se Udhëzimi Administrativ nr.03/2020 për shërbimet në meteorologji, është diskriminues, sepse çmimi i kalibrimit për një pikë rrjedhëse/pishtole/ ka qenë 10 euro, ndërsa me udhëzimin e ri është bërë 26 euro.

Berjani thekson se këtë çmim nuk do ta pranojnë naftëtarët, pasi si i tillë është enorm i shtrenjtë ku një pikë karburanti mund të kushton kalibrim deri 900 euro.

Reklama e sponzorizuar

“Udhëzimi Administrativ nr.06/2019 për pastrimin e rezervarëve është diskriminues dhe është bërë për interesa personale klanore, ku parashihet pastrimi i rezervarëve çdo tri vjet, ku çmimi për të pastruar një rezervuar është mbi 600 euro, ku pikat e karburantit në Kosovë i kanë përafërsisht 4000 rezervuarë, ndërsa ky udhëzim është në kundërshtim me të gjitha standardet e BE-së. Në BE pastrimi i rezervarëve bëhet prej 10 deri 15 vjet”, tha Berjani.

Kryetari Berjani po ashtu ka bërë të ditur se shoqata e naftëtarëve do të kërkojnë takim edhe me kryeministrin Hoti për rregullimin e sektorit të naftës ku ky sektor është kontribuues më i madh i arkës së shtetit.

Shoqata e naftëtarëve do të ketë takim gjatë kësaj jave me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ku shpresojnë se do ta arrijnë një bashkëpunim dhe kërkesat e tyre do të jenë të realizueshme.