Klinika Infektive ka njoftuar se sot janë 100 pacientë të hospitalizuar, e prej tyre 85 janë me koronavirus.
Sipas Infektives, 42 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, e në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike.
“Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjendje stabile”, thuhet në njoftim.
Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP.
Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv që pritet të transferohen në Klinikën Infektive.