Në klinikën Infektive, QKUK, sot ditë e martë, gjinden të hospitalizuar 30 raste dhe prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 23 raste.
Sipas doktoreshës Sadije Namani, nga 23 raste të infektuar me Covid-19, 15 raste janë në gjendje stabile.
“5 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thotë Namani.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste prej të cilëve 2 raste janë në gjendje shumë të rëndë ndërsa 1 rast është në gjendje kritike.
“Jemi në pritje të rezultateve për 7 raste”, njofton tutje Namani nga Klinika Infektive.