Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi në vazhdën e vizitave që po u bënë kompanive të ndryshme, ka qëndruar në kompaninë “Cima Contruction”, raporton Ekonomia Online.
Rukiqi ka thënë se Qeveria duhet t’i miratojë masat nga Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike për kompanitë që kanë potencial krijimin e vende të reja të punës.
“Ne sot jemi në një kompanitë më të mëdha më vend që ka një aktivitet në zonën e Fushë-Kosovës dhe dua ta falënderoi për mirëpritjen se si mund ta shtymë përpara sektorin e patundshmërive”.
“Qeveria t’i miratojnë ato masa të rimëkëmbjes që shkojnë në sektorët që kanë potencial me krijuar vende të punës”.
“Koha e kthimit të bizneseve në normalitet nëse merren masat e duhura mund të flasim për verën e vitit 2021 si një afat optimal ku mund të rikuupreohen po nëse nuk merren masat kjo do të zgjasë shumë. Qeveria duhet t’i dëgjojë kërkesat e bizneseve”, ka thënë Rukiqi.
Bali Kabashi pronar i “Cima Contruction”, tha se janë të shtrirë në 7 komuna. Sipas tij, gjatë kohës së pandemisë kanë 80% më pak të hyra, raporton EO.
“Faleminderit për vizitën ftesën është shumë e nevojshme mas pandemisë me u marr se si kanë vepruar kompanitë gjatë pandemisë. Ne jemi të shtrirë në 7 komuna dhe kemi 500 punëtorë dhe 2000 janë indirekt”.
“Gjatë muajve mars dhe prill 80% e të hyrave kanë qenë të zvogëluara te ne si kompani dhe tash është e nevojshme çdo ndihmë e shtetit apo shtyrjen e afateve për kreditë”.