Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 333 testime, dhe janë konfirmuar 50 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 38, bëjnë me dije mediat e Tiranës.
Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ka dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.
“Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.
Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Në Shqipër janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
COVID-19 – Statistika (17 qershor 2020)
Testime totale 21510
Raste pozitive 1722
Raste të shëruara 1077
Raste Aktive 608
Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)