Nga sot, qytetarët zyrtarisht mund të lëvizin lirshëm 24 orë

Duke filluar nga sot, 8 qershor 2020, qytetarët kanë të drejtë lëvizjeje 24 orë.

Ky vendim u ndërmor pas shfuqizimit të vendimit të mëhershëm ku lëvizja e qytetarëve nuk lejohej pas orës 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, shkaku i masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë COVID-19.

Përpos kësaj, prej sot personat të cilët hyjnë në Kosovë nga cilido shtet, nuk do t’i nënshtrohen masës së vetizolimit shtëpiak prej shtatë ditësh.

Reklama e sponzorizuar

Kurse në vend të testimit të obliguar për koronavirus, për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo edhe në vet QKMF-të brenda komunave.

Kosova vazhdon të përballet me koronavirusin, pavarësisht lehtësimit të masave ku vetëm dje u konfirmuan 40 raste të reja të prekur me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1 mijë e 234, kurse numri i të shëruarve është 890. Numri i viktimave si shkak i koronavirusit në Kosovë është 31.