Njohja reciproke nuk është në agjendën e Lajçak: Mandati im është normalizimi i marrëdhënieve

Emisari i BE’së, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak ka folur sot para gazetarëve pas vizitës tre ditore që pati në vend, raporton Gazeta Express.

Lajçak ka deklaruar se mandati i tij është normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Në këtë moment nuk jam këtu të spekuloj, mund të them cili është mandati im, është normalizimi i marrëdhënieve”, shtoi ai, derisa ka komentuar edhe deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për të.

“Ne ishim të qartë me presidentin Thaçi, ai e dinë cila është storja, edhe unë e di cila është storja apo rrëfimi pas kësaj gjëje”, ka thënë ai.

Reklama e sponzorizuar

Sipas emisarit të BE’së, marrëveshja Kosovë – Serbi do të nënkuptojë zgjidhjen e të gjitha çështjeve.

“Marrëveshja nënkupton zgjidhje e të gjitha çështjeve, dialogu ka një histori prej 10 vitesh, ka një varg marrëveshjes që janë zbatuar, disa nuk janë zbatuar, në fund të procesit duhet t’i kemi zgjidhur të gjitha çështjet. Dua që këtë proces ta sjellë në një përfundim të suksesshëm, po flas për një periudhë disa mujore nëse dy palët janë të gatshme. Qëllimi ynë është ti ndihmojë palët të dakordohen e jo t’i detyrojmë të pranojnë diçka që nuk duan”, tha ai, duke shtuar se BE’ja nuk mund të lihet anash, sepse e ofron një të ardhme evropiane.

“Siç e thash nuk komentoj për aktivitet e të tjerëve dhe kurrë nuk spekuloj, BE nuk mund të lihet anash, sepse BE po ofron të ardhme evropiane. Askush tjetër pos BE’së nuk mund të ofrojë të ardhme evropiane, përveç nëse doni me lënë anash ju të ardhmen evropiane dhe nuk doni të bëheni pjesë e BE’së, Ky dialog është pranuar edhe në rezolutën e BE’së”, tha ai.

Lajçak ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave, e se kjo nuk do të jetë vizita e tij e fundit në vend.

“Ne jemi BE’ja po për mua një marrëveshje e mirë është ajo që sjell Kosovën dhe Serbinë më afër anëtarësimit në BE dhe më besoni kam dyshime serioze se një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa praninë e BE’së. Unë jam mendoj si ju, vizat duhet t’i hiqen Kosovës. Komisioni ka qenë i qartë unë përdor cdo mundësi që ta theksoj këtë, Kosova meriton liberalizim të vizave.

Pres një angazhim serioz në dialog që të ndihmojë që ky vendim të merret më herët. Nuk do të jetë kjo vizita ime e fundit në Kosovë”, shtoi Lajçak.