Katër OJQ njoftojnë se kanë fituar procesin gjyqësor ndaj MZHE për qasje në dokumente publike lidhur me projektin, që tanimë ka dështuar, të termocentralit “Kosova e Re”.
“Një vendim i tillë i cili garanton interesin qytetar dhe të drejtën e tyre për tu informuar fatkeqësisht vjen mjaft vonë, pas nënshkrimit të kontratës komerciale në mes të Qeverisë së Kosovës dhe ‘Contour Global’ e cila tashmë ka pretendime për obligime financiare. Vendimet e institucioneve publike për të refuzuar qasjen në dokumente publike përbëjnë shkelje të një parimi esencial të të drejtave të njeriut, lirisë së informimit dhe transparencës së vendimmarrjes publike”, thuhet në njoftimin.
Shoqëria civile kërkon që udhëheqësia e tanishme e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit “nuk do të vazhdojë praktikën e njejtë dhe do të zbatojnë vendimin e gjykatës duke na dhënë dokumentet e kërkuara”.