Orlando pret liberalizim të shpejt të vizave për kosovarët

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, pret liberalizim të shpejt të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ka falënderuar Kroacinë që deri tash ka qenë në krye të Presidencës së Bashkimit Evropian, dhe i ka uruar fat Gjermanisë, e cila merr timonin më 1 korrik 2020.

E ka cituar presidentin italian, Giuseppe Conte, i cili në Zagreb ishte shprehur se “po presim për liberalizim të shpejt të vizave për Kosovën”.

Reklama e sponzorizuar

“Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE-së që hezitojnë, të lejojnë që liberalizimi të ndodh gjatë presidencës gjermane. Është koha”, ka shkruar Orlando, raporton KOHA.

KOHA ka raportuar se zyrtarë të Qeverisë së Gjermanisë kanë thënë se do të vazhdojnë ta mbështesin liberalizimin, përfshirë edhe në periudhën 1 korrik – 31 dhjetor të këtij viti, kur ky shtet e drejton Këshillin e Evropës.

Një zyrtar i lartë në Qeverinë gjermane i ka thënë KOHËS ditë më parë se pozicioni i shtetit gjerman, kur bëhet fjalë për liberalizimin, mbetet i pandryshuar – mbështetja do të vazhdojë. Por për liberalizimin e vizave për Kosovën duhet mbështetja e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Franca, deri tash, ka qenë më skeptikja.