Pandemia uli eksportin për 4.4 milionë euro për muajin prill

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars 2020, njoftoj opinonin publik  se virusi COVID-19 zyrtarisht shpallet një pandemi, pasi përfshiu114 vende të Botës. Sipas “Worldometers” nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 qershor 2020 janë raportuar gjithsej 9.456.036 raste të COVID-19 dhe 483.247 raste të vdekjes.

Pasojat Ekonomike nga pandemia COVID-19, kanë ndikuar edhe në ekonominë e Kosovës. Banka Botërore ka paraparë rënie të ekonomisë në Kosovë prej 4.5 për qind në vitin 2020, por që do të rikthehet me trende pozitive gjatë vitit 2021. Kjo rënie ekonomike në Kosovë ndikoj edhe në uljen e eksportit në muajin Prill për 4.4 milion euro.

Burim Piraj, një nga prodhuesit kryesor të produkteve të përpunuara të mishit, tha se tash janë në një situatë të vështirë. “Ndryshimi është shumë i madh, prodhimet që i kemi eksportuar janë prodhime të lidhura me gastronomi kryesisht me piceri dhe pasi që piceritë në Shqipëri kanë qenë të mbyllura” edhe aktivitet ynë ka rënë dukshëm. Tutje ka shtuar se kanë pasur reduktim të vlerës së eksportit. “Si pasojë e pandemisë të shkaktuar nga COVID-19, kemi bërë një eksport shumë të reduktuar në vlerën 10% të vlerës së rregullt”, u shpreh ai.

Reklama e sponzorizuar

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, deklaroi për “Epoka e Re”,  në muajin prill  kishte rënie të vlerës së  eksportit  në shumën prej 4.4 milionë eurosh (nga 34 milion Euro në 28,5 milionë) në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2019. “Gjatë muajit mars 2020 eksporti nuk ka pësuar ndryshime, pasi ruajtur trendin e njëjtë, pra kemi pasur 28.5 milionë eksport që krahasuar me marsin 2019, kur kemi pasur 27.1 milionë. ka thënë Adriatik Stavileci.

Muhamet Mustafa e lë politikën – Klan Kosova