Pavarësisht pandemisë COVID-19, pushuesit nga Kosova dynden drejt plazheve të Shqipërisë

Temperaturat e larta janë shoqëruar me një trafik të ngarkuar në rrugë dhe dyndje të njerëzve në bregdet këtë fundjavë të fundit të qershorit.

Plazhet e Adriatikut janë frekuentuar masivisht, veçanërisht nga pushuesit nga Kosova.

“Me bregdetin shqiptar nuk ndërrojmë asgjë. Jemi nga Kosova. Kemi ardhur për pushim. Jemi 30 veta ish-ushtarë të UÇK-së. U larguam se boll kemi hek dhe duhet pak pushim. Këtu, mirë shumë, që pas lufte vijmë këtu”, thotë një pushues.

Reklama e sponzorizuar

“Jemi nga Kosova. Nga Klina. Fort mirë. Plazhi shumë mirë. Fjetja, ushqimi, Fort mirë, çmimet të mira. Nuk janë aq të larta. Njësoj si vitin e kaluar. Do qëndrojmë nja 5 ditë dhe do të kthehemi sërish nga 20 gushti”, thotë pushuesi tjetër.

Edhe pse me pushime në bregdet shqiptarët e Kosovës po i ndjekin me vëmendje zhvillimet e fundit në shtetin e tyre.

Ata janë të bindur se akuzat për krime lufte janë të paqëndrueshme dhe do të bien.

“Do kalojë edhe kjo. Meqë dhe vetë kam qenë ushtar e di si është. Mundime ka, po prapë fiton ana jonë”, thotë njëri nga pushuesit. /TCH/