Sipas U.S. Census Bureau, thuajse një e treta e forcës së punës në Amerikë dhe gjysma e “punonjësve të informacionit” janë në gjendje që të punojnë nga shtëpia.
Pavarësisht se numri i punonjësve që punojnë me kohë të pjesshme ose të plotë nga shtëpia është rritur me kalimin e viteve, pandemia e COVID-19 mund të ketë shtypur butonin e përshpejtimit të këtij trendi.
Me miliona njerëz që janë duke marrë pjesë në këtë eksperiment të të punuarit nga shtëpia, ia vlen të bëjmë pyetjen: si ndihen njerëzit dhe kompanitë kur punojnë nga shtëpia?
Jeta fleksibël
Nuk është një sekret që njerëzit e vlerësojnë lirinë e zgjedhjes. Rreth 98% e njerëzve do të dëshironte ta kishte opsionin e të punuarit nga shtëpia për pjesën e mbetur të karrierës. Cilat janë gjërat që u pëlqejnë njerëzve kur punojnë nga shtëpia?
Orari fleksibël, mundësia për të punuar nga çdo vend janë përmendur si avantazhet kryesore. Sigurisht, jo çdo gjë është pozitive rreth të punuarit nga shtëpia. Më poshtë janë disa nga sfidat me të cilat njerëzit përballen kur punojnë në distancë.
Problemi kryesor me të cilin përballen punonjësit kur punojnë në distancë është “mos shkëputja e prizës” nga puna. Pa ndryshimin e vendndodhjes dhe orarit të përcaktuar të zyrës, për shumë njerëz, në mënyrë të qartë, ka qenë më e vështirë ndarja e kohës personale nga ajo profesionale. Ndër të tjera, mungesa e komunikimit ballë për ballë mund të jetë një sfidë për disa njerëz. Një e treta e personave ishin të shqetësuar se angazhimi i plotë profesional nuk do të vlerësohej për shkak të mungesës së kontakteve në zyrë.
Për pjesën më të madhe të njerëzve, bisedat e vështira nëpërmjet telefonit apo software për telekonferenca ishin në fakt një nga zhvillimet pozitive. Pengesat për zbatimin e një politike për punën në distancë. Pavarësisht popullaritetit e punës në distancë apo fleksibël, jo çdo kompani e ka përqafuar konceptin. Ja disa arsye pse…
Ndërkohë që mund të ketë arsye teknike apo sigurie që gjenden pas rezistencës së punës në distancë, një ndër barrierat kryesore është thjesht rezistenca për të punuar. Më shumë se 50% e kompanive, të cilat nuk kanë politika për punë fleksibël ose në distancë, përmendën si motiv “politikën e kompanisë në afat të gjatë”. Me fjalë të tjera kjo është mënyra se si kanë funksionuar gjërat gjithnjë.
Drejtuesit kanë disa rezerva për punën nga shtëpia
Drejtuesit janë të shqetësuar se produktiviteti dhe përqendrimi do të ulen nëse njerëzit punojnë në vende më informale si për shembull nga shtëpia apo në një bar-kafe. Gjithashtu, nëse njerëzit nuk punojnë në të njëjtën vendndodhje fizike, drejtuesit druhen se kohezioni i punonjësve dhe kultura e kompanisë do ta vuajnë më shumë këtë gjë.
Fleksibiliteti, avantazhi i vetëm?
Fleksibilitetii vendndodhjes nuk është thjesht një mënyrë për t’i bërë punonjësit të lumtur. Kompaninë që nuk e përqafojnë punën fleksibël mund të jenë në dizavantazh kur rekrutojnë talente të reja. Thuajse dy të tretat e kandidatëve thonë se të pasurit e një mundësie për punë në distancë është kyçe në zgjedhjen e një kompanie.
Masat e izolimit nxorën në pah vlerën e fleksibilitetit në vendin e punës – në veçanti për njerëzit me fëmijë. Në total, 86% e prindërve dëshirojnë të punojnë në mënyrë fleksibël, krahasuar me 46% para koronavirusit.
*Nick RoutleyCreative Director and Writer, Visual Capitalist
Burimi: World Economic Forum