Qeveria Hoti ktheu në ministri sekretarin që ishte ‘rrëzuar’ në intervistë nga ekspertët britanik

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kthejë në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Minstrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rrecin.

Kjo është bërë me propozim të Ministrit të Tregëtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqit.

Rreci ishte zgjedhur në postin e sekretarit të Përgjithshëm nga qeveria Haradinaj përkundër faktit që ekspertet Britanik të BDO-së kishin vlerësuar se ai nuk i plotëson kushtet të emërohet sekretarë i përgjithshëm.

Reklama e sponzorizuar

Për kthimin e tij në këtë pozitë është vendosur me votë unanime në Qeveri.

Kujtojmë që Rreci ishte suspenduar nga puna për ndërhyrje në grante e tenderë.

I njejti kishte pasur edhe një përplasje fizike me Arian Krasniqin, që është djalë i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës sa kjo ministri udhëhiqej nga Endrit Shala.