Pas reagimeve të shumëta e zhurmës mediale, Qeveria e Kosovës mori vendim që nga data 1 korrik të bëhet rinisja e organizimit të dasmave, hapja e lokaleve të natës e organizimi i shumë ahengjeve të tjera familjare.
Por një gjë e tillë del të jetë e pamundur pasi kryeministri i vendit, Avdullah Hoti deklaroi se nuk do të lejojë grumbullimin e qytetarëve prej më shumë se 100 persona.
“Do të ndalojmë grumbullimin e qytetarëve, në hapësira të hapura e të mbyllura në më shumë se 100 persona në çdo situatë, duke rregulluar pak më mirë ceremonitë mortore”, tha Hoti.
Hoti deklaroi se para një jave kur që është shqyrtuar situata plani ishte që me 1 korrik të lëvizet në atë drejtim, por se tani është ndryshe, për shkak të shtimit të rasteve të reja me COVID-19.