Qeveria themelon Komision për reagim ndaj pandemisë

Qeveria e Kosovës ka themeluar sot Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj SARS COv2-COVID-19.

Sipas njoftimit për media, ky komision përbëhet nga 20 anëtarë dhe ka për qëllim të shqyrtojë dhe informojë Qeverinë për çështje të caktuara në lidhje me pandeminë.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu njoftohet se komisioni mund të këshillojë dhe t’i propozojë Qeverisë ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për luftimin dhe përballjen me COVID-19.

Anëtarët e Komisionit Ekzekutiv, janë:

1. Visar Berisha, Këshilltar i Kryeministrit, kryesues;

2. Pleurat Sejdiu, Oda e Mjekëve të Kosovës, anëtar;

3. Naser Rrustemi, Oda e Infermierëve të Kosovës, anëtar;

4. Fitim Havolli, Sindikata e Infermiereve të Kosovës, anëtar;

5. Blerim Kamberi, Oda e Stomatologëve të Kosovës, anëtar;

6. Arianit Jakupi, Oda e Farmacistëve të Kosovës, anëtar;

7. Naser Ramadani, Shoqata e Epidemiologëve të Kosovës, anëtar;

8. Lul Raka, Shoqata e Mikrobiologëve të Kosovës, anëtar;

9. Lindita Ajazaj Berisha, Klinika Infektive QKUK-SHSKUK, anëtare;

10. Valbon Krasniqi, Klinika Infektive QKUK-SHSKUK, anëtar;

11. Dukagjin Zogaj, Klinika e Alergologjisë QKUK-SHSKUK, anëtar;

12. Naser Syla, Qendra Emergjente QKUK-SHSKUK, anëtar;

13. Lulzim Emini, Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve të Kosovës, anëtar;

14. Burim Neziri, Instituti i Patofiziologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, anëtar;

15. Rinë Limani Instituti i Patologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, anëtare;

16. Burim Seferi, Kryqi i Kuq i Kosovës, anëtar;

17. Iliriana Bajraktari, anëtare;

18. Përfaqësues nga Shoqata e Pulmologëve të Kosovës, anëtar;

19. Përfaqësuesi nga Shoqata e Transfuziologëve të Kosovës, anëtar;

20. Përfaqësues nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë anëtar; dhe

21. Përfaqësues nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shëndetësisë në Komuna anëtar.