Rasti i “Truprojave të Thaçit” po hetohet, nga janari u suspenduan 26 policë

Ushtruesit i detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Exhevit Zuka i cili aktualisht është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pas interesimit nga kryesuesja e komisionit, Fatmire Kollqaku për rastin e intervenimit të pjesëtarëve policorë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ai tha se me publikimin e pamjeve në media rasti është dërguar te Drejtoria e Hetimeve, zyrtarë të të cilës kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me prokuroren e Shtetit.

Sipas tij, IPK-ja hetimet i zhvillon në kuadër të autorizimeve nga prokurori i Shtetit, ndërsa të gjitha veprimet janë ndërmarrë me autorizim e saj, e cila fillimisht ka hezituar.

Ai tha se të gjitha janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu tha se tashmë i kanë siguruar të gjitha pamjet nga kamerat e Kuvendit të Kosovës dhe janë duke i analizuar.

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi të di se sa zyrtarë policorë po hetohen në këtë rast.

E për të marrë këtë përgjigje nga zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës kërkuan që këto të dhëna të jepen pa praninë e medieve.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Exhevit Zuka, i cili aktualisht është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se nga janari deri tani janë suspenduar 26 zyrtarë policorë/KsP.