Reagon OVL e UÇK-së pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit: Jemi befasuar, por do të dalin faqebardhë

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, me akuzën për krim kundër njerëzimit.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati për GazetaBlic ka komentuar këtë aktakuzë.

Ai e ka parë të befasishme aktakuzën ndaj presidentit, me arsyen se ai nuk është ftuar asnjëherë nga Gjykata Speciale.

Reklama e sponzorizuar

Gucati shton se kjo aktakuzë pikërisht në këtë kohë, disa ditë para takimit në Uashington ku pritet përmbyllja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, mund të jetë e ndikuar.

“Edhe nëse ka ngritë Gjykata Speciale aktazkuazë të tillë duhet ta dijmë se nuk ka pasë shancë teroike, as Hashim Thaci e as Kadri Veseli por edhe ansjë pjesëtar i Kosovës  që mund të bëjë një vrasje kaq të madhe. Këto janë të ndikuara, pa marrë parasysh kush e  ka ngritë këtë aktzakuzë apo kush është dëshmitari i saj”.

“Ne kemi pritë aktakzuë më herët por për këtë nuk e kemi ditë. Po befasohem prej Hashim Thaçit sepse ai nuk është ftu ende në Gjykatë, deirsa Kadri Veseli ka qenë”.

“Mund të jetë edhe e ndikuar sepse është në kohën e bisedimeve. Këta nuk do të kenë frikë dhe nuk do kthehen prapa edhe nëse ngritet aktakuza për ta”.

Ai thotë se Thaçi e çdo pjesëtar që ka luftuar për Kosovën e që kanë shkuar në Gjykatë, janë kthyer faqebardhë.

“Çdo pjesëtar i UCK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli apo edhe tjetër kush, do kthehen faqebardhë sic është kthy Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e të tjerët që kanë dalë para Gjykatës. Kjo është vetëm humbje kohe dhe humbje e karrierës nga ndërkombëtarët për Thacin e Veselin. Kështu që janë gabu rëndë, që mendojnë se Hashim Thacin do ta frikësojnë me aktakuzë para bisedimeve”.