Reuters: Numri i të vdekurve në Britani nga COVID-19 i afrohet shifrës 50.000

Numri i të vdekurve në Britani të Madhe nga COVID-19 i është afruar shifrës 50.000 të martën, një shifër e zymtë për kryeministrin Boris Johnson, ndërsa po merr hapat për të zbutur masat kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan agjencia Reuters.

Numri i të vdekurve qëndron te 49.646, përfshirë këtu të dhënat e certifikatave të vdekjes nga Anglia dhe Uellsi, shifrat e mëhershme nga Skocia e Irlanda e Veriut, dhe të vdekurit e fundit në spitalet në Angli.

Në mars, autoritetet shëndetësore britanike kishin dhënë se mbajtja e numrit të vdekurve nën 20 mijë do të ishte rezultat i mirë. Në prill, Reuters ka raportuar se në skenarin më të keq të mundshëm, qeveria ka llogaritur deri në 50 mijë të vdekur.

Reklama e sponzorizuar

Të dhënat e përditshme të publikuara nga qeveria janë më të ulëta, ku janë raportuar 39.045 të vdekur. Raportohet se rreth 62 mijë persona kanë vdekur më tepër se zakonisht gjatë pandemisë.