Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit 42 raste të reja

Numri i rasteve të rejave me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit ka shkuar në 42, bën të ditur TCH. Nga 311 testime që u kryen, 42 persona dolën pozitiv.

Nga këta, rastet janë shënuar konkretisht: 1 Berati, 4 Durrësi, 3 Kruja, 2 Lushnja, 1 Puka, 9 Shkodra, 21 Tirana dhe 1 Ura vajgurore.

Burimet i thanë Top Channel se për shkak të situatës alarmante priten të merren masa.

Reklama e sponzorizuar

Dje mjekët e Shërbimit Infektiv, nisur nga rritja e rasteve të shtrimeve në spital në ditët e fundit, u kanë bërë apel qytetarëve që të vijojnë të respektojnë distancimin social dhe masat e higjienës vetjake, në mënyrë që të minimizojnë rrezikun nga COVID19.