2.8 milion vende të tjera të punës në sektorin privat u zhdukën në maj, sipas raportit kombëtar të punësimit në Shtetet e Bashkuara(ADP). Sidoqoftë, sektori privat humbi shumë më pak punë sesa pritej. Ekonomistët kishin parashikuar 9 milion vende të humbura muajin e kaluar.
Në prill, ADP raportoi 19.6 milionë vende pune të zhdukura, muaji më i keq që kur kompania filloi të raportojë numrat e punësimit kombëtar në 2002.
Të gjitha segmentet e ekonomisë u shqyrtuan në maj, por bizneset e mëdha me 500 të punësuar ose më shumë llogariten të kenë më shumë se gjysmën e vendeve të humbura, prej 1,6 milion. Gati 2 milion humbje në sektorët e tregëtisë, transportit dhe shërbimeve. Pjesa tjetër e vendeve të humbura të punës i përkasin industrisë prodhuese të mallrave.
“Ndikimi i krizës COVID-19 vazhdon të peshojë në të gjitha bizneset e të gjitha madhësive. Ndërsa tregu i punës ende po tkurret nga efektet e pandemisë, humbja e vendeve të punës ka arritur kulmin në prill, pasi shumë shtete kanë filluar fazën e rihapjes së bizneseve”, tha Ahu Yildirmaz, bashkëdrejtues i Institutit të Kërkimeve ADP.
Raporti ADP vjen dy ditë përpara raportit të punës të Zyrës së Statistikave të Punës, i cili publikohet të premten.
Ekonomistët presin 9 milion të tjera vende pune të humbura në maj, pas një rënie prej 20.5 milionë në prill. Kjo do të shtyjë nivelin e papunësisë në gati 20%, një rekord i ri i lartë./CNN