Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova është shprehur e zhgënjyer për mosratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dje në Kuvendin e Kosovës.
Apostolova ka shkruar në Twitter se dështimi për të ratifikuar marrëveshjen në kuadër të programeve të BE-së për fiskalizim dhe dogana e pamundëson Kosovën në modernizimin e tyre, raporton Gazeta Express.
Disappointed with today’s Assembly failure to ratify several international agreements including Kosovo’s participation in EU programmes #Fiscalis 2020 & #Customs 2020, depriving Kosovo tax & customs from modernizing their work & sharing knowhow with colleagues in the EU & beyond. pic.twitter.com/V4vzTNQc8g
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) June 11, 2020
Dje në seancën e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë që të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, po ashtu edhe Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020” por që të njëjtat nuk u ratifikuan.