Shtijet me pakicë në Britani u tërhoqën shumë më shumë sesa pritej muajin e kaluar pasi vendi gradualisht lehtësoi masat kufizuese të koronavirusit, por borxhi publik arriti një rekord të lartë duke kaluar 100 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Sipas të dhënave zyrtare vëllimet e shitjeve në maj u rritën me 12 për qind pas një rënie historike prej 18 për qind në prill, por krahasuar me një vit më parë ishën 13,1 për qind më pak.
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey tha se ekonomia dukej se do të zvogëlohej më pak në gjysmën e parë të vitit nga sa kishte pasur frikë muajin e kaluar.
Shitjet në dyqanet jo-ushqimore u rritën me 23.7 për qind në maj, por ishin 42.1 për qind më pak se një vit më parë, me dyqanet e rrobave, kategoria më e goditur me 60 për qind më pak.
Shifra e majit ishte nëntë herë më e madhe se deficiti në të njëjtin muaj vitin e kaluar.
Borxhi në sektorin publik arriti mbi 100% të PBB-së për herë të parë që nga viti 1963, kur Britania ishte akoma duke paguar shpenzimet e Luftës së Dytë Botërore.
Në prill dhe maj, dy muajt e parë të vitit aktual financiar, huamarrja qëndroi në 103.7 miliardë paund, 87 miliardë paund më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Reuters