Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve është takuar me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu dhe përfaqësues nga bizneset turistike të Lezhës. Në takimi ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemajl Minxhozi.
“Ne sot i mirëpresim vëllezërit tanë që të bashkëpunojmë më tutje rreth turizmit. Qëllimi kryesor do të jetë eliminimi i barrierave. Bashkësia e Lezësh ka bërë një promovim këtu në Odën Ekonomike të Kosovës”.
“Fakti që jemi këtu është për të folur për Lezhën, Shëngjinin. 70% e klientëve të Lezhës janë nga Kosova”.
Ai foli edhe për cilësinë e turizmit, ku sipas tij, pandemia ka ndikuar në punë e bizneseve.
“Pandemia na ka krijuar një ngadalësim të punës tonë, por ne po shpejtojmë bashkë me operatorët dhe hoteleritë”.
Sipas tij, Lezha ofron një dinamikë të qasjesh sa i përket turizmit.
“Sot Lezha është atraksioni numër një dhe ka tërheqë vëmendjen e shumë turistëve të huaj. Lezha është një histori që duhet eksploruar”.
Ambasador i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, me këtë rast tha se edhe këtë vit do shikohet mundësia e punësimit të të rinjve nga Kosova në Shqipëri.
Sipas tij, investitorët e Kosovës janë prezent edhe në Shëngjin dhe punojnë pa asnjë dallim.
“Shëngjini jo vetëm ofron detin por edhe punësimin e të rinjve nga Kosova”.