Shteti më i pasur në Evropë nuk ka aeroport

Pasi u plaçkit dhe u shkretua gjatë dy luftërave botërore, kombi i vogël i Lihtenshtajnit e pa veten në një krizë financiare, dhe përpiqej të mbijetonte me ekonominë të bazuar pothuajse të gjithën në bujqësi, ndërsa familja drejtuese u detyrua të shesë pikturat.

Por sot, fiks 300 vite pasi është shpallur principatë e pavarur,  Lihtenshtajni ka të ardhurat më të mëdha për frymë, duke bërë që banorët e tij të jenë më të pasurit në botë për sa i përket raportit të PBB për kokë.

E megjithatë, vendi me gati 40 mijë banorë nuk ka as aeroport, as sistem hekurudhor. Punonjësit shkojnë me autobusë në punë, si i vetmi mjet i transportit publik. Veç kësaj, jo vetëm që nuk ka dalje në det, po nuk kanë as fqinjët që e rrethojnë.

Reklama e sponzorizuar

Kështjella në kryeqytetin Vaduz

Por si e arriti atë nivel pasurimi një vend kaq i vogël,  me vetëm 160 kilometra katror? (Tirana si qark është rreth 1600 kilometra katror)

Vendi me pasurinë më të madhe për frymë ka taksa mesatare për korporatat prej 12.5%, nga më të ulëtat në kontinent, dhe shumë kompani kanë hapur zyrat në kryeqytetin e vendit, Vaduz.

Më 23 Janar Lihtenshtajni festoi 300 vjetorin e shpalljes principatë e pavarur

Pavarësisht kushteve gjeografike, Lihtenshtajni ndjek politika globaliste dhe mirëpret bashkëpunimin me kultura të huaja. Në fakt, një e treta e banorëve në Lihtenshtajn janë të huaj.

Por ky transformim zgjati të paktën një shekull. Lihtenshtajni ka qenë një shtet i pavarur që në kohën e Perandorisë së Shenjtë Romake, por më pas u lidh me perandorinë Austro-Hungareze.

Politika në vend ka qenë shumë konservatore. Gratë u lejuan të votojnë vetëm në vitin 1984, me referendum

Pas Luftës së Parë Botërore, kur kjo perandori u shpërbë, bashkë me sistemin e vet monetar, Lihtenshtajni mbeti shumë i varfër. Në këtë pikë dëshpërimi, vendi krijoi një union monetar me Zvicrën, në vitin 1924, gjë që i mundësoi të zhvillohet në një shtet modern e industrial.

Pika më tërheqëse ka qenë niveli i ulët i taksave për kompanitë. Në vitin 1955, Lihtenshtajni mburrej si vendi ku njerëzit jetonin pa u munduar nga taksat, dhe premtonte se kjo liri kaq e bukur do t’u ofrohej dhe kompanive që do të investonin atje, bashkë me natyrën e mrekullueshme malore.

Principata fitoi të drejtën e pavarësisë nga Perandoria e Shenjtë e Romës

Por ndryshimi nuk erdhi dhe aq shpejt sa ç’dëshironin. Në vitet 1960, familja që drejtonte vendin u detyrua të shiste pikturat shumë të shtrenjta që i ruante prej shekujsh. Vetëm në vitet 1970 ekonomia nisi të shohë lulëzim.

Kohët e fundit Lihtenshtajni ka pasur presion ndërkombëtar për mungesën e transparencës në banka, në lidhje me sistemin e taksave. Kjo gjë e futi në listën e zezë të BE për vendet që nuk bashkëpunonin me hetimet e tyre për evazion fiskal.

Pas luftërave botërore e panë veten në varfëri

Kjo përshkallëzoi në vitin 2009, kur autoritetet gjermane e amerikane u zemëruan nga mungesa e të dhënave, pasi Lihtenshtajni nuk jepte informacione nga bankat për hetimet mbi mashtrimin me taksat.

Edhe sot mbetet një parajsë për taksat. Banka LGT, e cila zotërohet nga familja princërore, u quajt nga një nënkomitet në senatin amerikan si institucion që ndihmonte klientët për të shmangur taksat e për të sfiduar urdhrat e gjykatave.

Por sot kanë të ardhurat më të larta për frymë në të gjithë botën

Veç kësaj, një tjetër gjë që bie shumë në sy në Lihtenshtajn, janë rregullat e shumta për qetësinë në publik. Banorët nuk duhet të korrin barin e shtëpive apo të bëjnë festa jo vetëm në orët e vona, por as nga ora 12:00 e deri në 13:30 gjatë ditës, orar në të cilin punëtorët e kanë pushim. Pra, pushimi i drekës është 90 minuta. Në shkurt, madje, kanë një javë “pushime sportive”.

Vendi ka taksa shumë të ulëta për kompanitë, dhe banka është akuzuar se ndihmon klientët për evazion fiskal

Ndërsa politika në vend ka qenë shumë konservatore deri vonë. Gratë u lejuan të votojnë vetëm në vitin 1984.

Vendi ka dy princër që udhëheqin, Hans Adam II dhe djali i tij, Alois, i cili merret me anën zbatuese. Ai ka qenë banker dhe llogaritar para se të merrte detyrat e drejtimit të shtetit.

Lihtenshtajni ka 38 mijë banorë, dhe një e treta e tyre janë të huaj

Që nga viti 2003, dy drejtuesit kanë pasur të drejtën për t’u vendosur veto vendimeve parlamentare, të emërojnë gjykatës e madje të shkarkojnë qeverinë. Princat mund të jenë vërtet duke jetuar në kështjellën e largët mbi kodër, por shohin çdo gjë me vëmendje. /tch/