Sipas OBSH-së tubimet fetare po ndikojnë në përhapjen e COVID-19

Shumë vende që kanë qenë të suksesshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, janë duke u ballafaquar me rritje të numrit të infektuarve, për shkak të organizimeve fetare, tha zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që vendet të zbulojnë me shpejtësi këto raste”, tha ajo në një konferencë për media.

Ajo nuk përmendi vendet që po ballafaqohet me këtë situatë.

Reklama e sponzorizuar

Më shumë se nëntë milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në të gjithë botën, transmeton REL.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar të dielën për rritjen më të madhe të numrit të rasteve me koronavirus, pasi në vetëm 24 orë është raportuar për 183,000 persona të infektuar.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka thënë se Brazili është renditur i pari më 54,771 raste, Shtetet e Bashkuara të dytat me 36,617 raste dhe India e treta me 15,400 të infektuar.