Stoltenberg: Dialogu, mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbreg, thotë se ai mirëpret iniciativat për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve.

“Unë e mirëpres faktin që Beogradi dhe Prishtina po diskutojnë sepse mënyra e vetme për të zgjidhur sfidat në rajon dhe mosmarrëveshjet për Kosovën është në bisedime për një zgjidhje politike”, tha Stoltenberg, shkruan Tanjug.

Gjithashtu, edhe kreu i Zyrës së NATO-s në Beograd, Tomazo Vitale, theksoi se Aleanca mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE duke potencuar se ushtarët e KFOR-it në Kosovë veprojnë sipas një mandati të qartë të OKB-së dhe Rezolutës 1244, e cila, siç theksoi ai, garanton lirinë e lëvizjes dhe sigurinë dhe sigurinë në territorin e tërë Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“NATO ishte dhe do të jetë plotësisht e angazhuar për të realizuar detyrat e saj sipas mandatit të qartë të KB dhe Rezolutës 1244”, tha Vitale në diskutimin online “Forcimi i lidhjeve midis Serbisë dhe NATO-s” të organizuar nga Këshilli Atlantik i Serbisë.