Shoqata e radio-taksive kanë “bllokuar” objektin e Komunës së Prishtinës për moskrijimin e kushteve për punë.
Rreth 50 vetura janë parkuar te objekti i Komunës pa e penguar komunikacionin.
Agron Krasniqi, zyrtari ligjor i shoqatës, tha se problemet e tyre janë shtuar sidomos gjatë kohës së pandemisë. Ai ka paraqitur edhe tri kërkesat e taksistëve.
“Të ndalohet aktiviteti i taksive ilegale. Problemi tjetër ka të bëjë me radio-taksitë që kanë licencë, mirëpo nuk është bërë lëshimi i licencave pa një rregullore”.
“Tash mbas pandemisë të gjitha radio-taksitë janë duke funksionuar me vetëm 30%. Kërkesa e tretë ka të bëjë me rregullore të re e cila ka hasur ne vesh të shurdhër”.
Gëzim Babiqi, përfaqësues i Shoqatës, tha se nuk do t’i ndalin protestat deri në realizimin e kërkesave, raporton EO.
“Sot kemi dalë për t’i shprehur shqetësimet tona. Dhe kemi kërkuar takim, por ka shkuar në vesh të shurdhër”.
“I posedojmë 10 leje të punës. Ka kompani që operojnë në Prishtinë dhe na shkaktojnë tollovi. Ne nuk i ndalim protestat derisa t’i realizojmë kërkesat tona”.