Thaçi mirëpret heqjen e reciprocitetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

Tutje Thaçi ka shkruar se tani presioni ndërkombëtar duhet të bie mbi Serbinë.

Reklama e sponzorizuar

“Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”, ka thënë ai.