Valbon Krasniqi tha se Kosova ishte duke shkuar drejt fundit të pandemisë, pasi që numri i të prekurve me koronavirus aktiv para një muaji ishte zbritur nën 200.
Infektologu Valbon Krasniqi, i ftuar në emisonin “Click”, tregoi se a ka kaluar pandemia në Kosovë.
“Ne nuk do ta përjetojmë fillimin e pandemisë sa do që shifrat janë të larta tani më nuk jemi në fillim të pandemisë”, tha Krasniqi.
Sipas tij, rritja e numrit të të infektuarve është si rezultat i relaksimit të përshpejtuar me zbutjen e masave të parapara për fazën e tretë, përcjell Albinfo.ch.