Vdekje e dyshimtë në Mitrovicën veriore

Një trup i pajetë është gjetur të hënën në mëngjes në një shtëpi në Mitrovicën veriore.

Dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, kanë thënë nga Policia e Kosovës për “Radio Kontakt Plus”.

“Policia ka pranuar informacionin se në një shtëpi është gjetur trupi i pajetë i një femre, të vitit ’82. Nuk ka shenja të përdorimit të dhunës apo elemente të veprës kriminale”, ka thënë Besim Hoti, zëvendës i komandantit të policisë regjionale për Mitrovicë veriore, për RKP.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Hotit rastet e tilla policia i vlerëson si të dyshimta, derisa obduksioni të mos vërtetojë mënyrën e vdekjes.