Zemaj e Ramadani thonë se pandemia ende s’ka kaluar, thirrje për kujdes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani, gjatë një vizite në qytetin e Vushtrrisë kanë thënë se pandemia ende s’ka kaluar, derisa kanë bërë thirrje që të bëhet ende kujdes.

Kurse kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se qyteti i Vushtrrisë qëndron keq sa i përket numrit të të infektuarve, transmeton KOHA.

Por, Tahiri ka thënë se kjo është bërë për shkak se deri tash është një nga vendet që ka pas më së shumti testime.

Reklama e sponzorizuar

“Mbi 500 qytetarë janë testuar në këtë qytet që besoj se më së shumti nga qytetet e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

ka falënderuar ministrin e Shëndetësisë për mbështetjen që i ka dhënë për ta tejkaluar këtë situatë.

Derisa Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat në mënyrë që të kthehet gjendja në normalitet.

Kurse sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, situata sa i përket pandemisë është nën kontroll.

Megjithatë, Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat.