Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Duke e vlerësuar veçanërisht të rëndësishëm partneritetin dhe miqësinë e Kosovës me Austrinë, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Weidinger për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të posaçëm në përkushtimin e Qeverisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, por edhe masat që po ndërmerren për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, agjendën e reformave evropiane, procesin e dialogut me Serbinë etj.
Ambasadori Weidinger e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe shprehu zotimin e Austrisë për fuqizimin e partneritetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.