Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, duke çuar shifrën totale në 135.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 118 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 489 mostra të testuara 118 kanë rezultuar pozitive. Në të njëjtën kohë, kjo ministri ka bërë të ditur se janë shëruar 157 persona.