119 raste pozitive në 24-orët e fundit, numri të vdekurve shkon në 112

119 të prekur me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Këto raste kanë dalë nga 420 mostra të kryera.

Numri i përgjithshëm i të prekurve tash në Kosovë është 5.237, derisa kanë vdekur 112 persona si pasojë e koroonavirusit.

2.663 raste janë ende aktive, kurse 92 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Reklama e sponzorizuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot kanë mbajtrur konferencë të përbashkët, ku kanë zbuluar numrin e të infekturave, të vdekurve si pasojë e koronavirusit dhe të shëruarve.

Tash e tutje, zbulimi i rasteve do të bëhet çdo ditë në orën 15:00 përmes konferencave të rregullta.“Kemi vendosur që të ndryshojmë kohën e transmetimit të rezultateve. Në orën 15:00 çdo ditë do të transmetohen. Kjo, qytetarët i kursen nga pritja e kurreshtja dhe u jep mundësi profesionistëve të punojnë pa presion. Në baza ditore do të tregohen edhe të dhënat e pacientëve që janë të shtrirë në QKUK e në spitale”, ka thënë ministri Zemaj.

119 raste pozitive në 24-orët e fundit, numri të vdekurve shkon në 112